Nga avioni privat te jahti dhe miniera e diamantit, zbulohet pasuria marramendëse e Yevgeny Prigozhin

Nga avioni privat te jahti dhe miniera e diamantit, zbulohet pasuria marramendëse e Yevgeny Prigozhin

20:41, 27/06/2023
A+ Aa A-

Pasuria e Yevgeny Prigozhin, shefi i Wagner përllogaritet të jetë në shifra të frikshme. Kompania e tij mercenare po shpërbëhet, por ai me sa duket ka shumë para dhe resurse për t’u rikthyer edhe njëherë i fuqishëm.

Prigozhin, i cili udhëhoqi një rebelim të armatosur kundër Vladimir Putin gjatë fundjavës vlerësohet të jetë një ndër miliarderët e Rusisë, pasi zotëron një jaht të madh, një aeroplan privat dhe jeton në luks.

Zyrtarët britanikë pranojnë se financat e grupit vicioz Wagner janë “të errëta dhe të paqarta”, por sipas tyre Prigozhin i fiton paratë e tij nga kontratat e dyshimta të qeverisë dhe burimet natyrore.

Grupi Wagner po ashtu plaçkit diamante, ar, naftë dhe gaz nga vendet në të cilat operojnë si dhe paguhet drejtpërdrejt nga regjimet e shtrembëta për “punë e tyre të pista”. Këto përfitime kanë fryrë pasurinë e Prigozhin në nivele të jashtëzakonshme, me disa raporte që e vlerësojnë deri në 2 miliardë paund.

Putin njoftoi sot se vetëm në vitin e kaluar Prigozhin dhe Wagner Group kishin nënshkruar kontrata me vlerë 1.6 miliardë paund nga shteti rus.

Ndërkohë, një bastisje në selinë e grupit Wagner në Shën Petersburg çoi në zbulimin e 48.4 milionë dollarëve amerikane dhe valuta të tjera të huaja, së bashku me një numër të konsiderueshëm lingotash ari e pasaporta false të komandantit të luftës.

Prigozhin, i cili është gjithashtu në listën e më të kërkuarve të FBI-së duket se nuk është asgjë më pak se “Mr Big” i Rusisë, një mbret gangster. Ai akuzohet se gishtat e tij të turbullt janë përfshirë në kompani dhe korrupsion në të gjithë Rusinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco