"Askush nuk do të largohet nga tregu dixhital' i BE për shkak të rregullave të reja, thotë Breton

19:33, 27/06/2023
A+ Aa A-

"Mos u shqetësoni. Askush nuk do të largohet. Askush," i tha Euronews-it të martën, Thierry Breton, Komisioneri Evropian për tregun e brendshëm.

"Askush, sigurisht, sepse është tregu më i madh dixhital në botë. Kështu që askush nuk mund ta përballojë atë," vazhdoi ai.

"Është (një treg) që është më i madh se ai në SHBA (kështu që askush nuk mund të përballojë të mos jetë. Dhe ne i mirëpresim të gjithë."

Komentet e Breton vijnë në mes të negociatave për Aktin e Inteligjencës Artificiale, një ligj ambicioz që synon të frenojë teprimet e inteligjencës artificiale dhe të sigurojë që teknologjia që po zhvillohet me shpejtësi, të respektojë vlerat themelore të Bashkimit Evropian.

Draft legjislacioni konsiderohet si një përpjekje e parë në botë për të rregulluar IA përmes një qasjeje me në qendër njeriun, të bazuar në rrezik; dhe suksesi i tij i mundshëm – ose dështimi – mund të ndikojë në rregullat në vende të tjera anembanë botës.

"Ne nuk rregullojmë vetëm inteligjencën artificiale.. Ne kemi vendosur të organizojmë hapësirën tonë dixhitale," tha Breton në intervistën e tij me Euronews.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco