Nëse vizitoni Koloseun, mos bëni gabimin e këtij turisti! Rrezikoni dënim me burg dhe gjobë të majme

Nëse vizitoni Koloseun, mos bëni gabimin e këtij turisti! Rrezikoni dënim me burg dhe gjobë të majme

17:55, 27/06/2023
A+ Aa A-

Një turist, i cili u filmua duke gdhendur emrat e tij dhe të dashurës të tij në Koloseun në Romë, ka ngjallur shumë zemërim në Itali.

Ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano, thotë se turisti duhet të identifikohet dhe të ndëshkohet për veprimin e bërë. Sangiuliano e përshkroi veprimin e turistit si “të padenjë dhe një shenjë e pafytyrësisë së madhe”.

“Unë e konsideroj shumë serioze, të padenjë dhe një shenjë të paftyrësie të madhe që një turist prish një nga vendet më të famshme në botë, Koloseun, për të gdhendur emrin e tij dhe të fejuarës. Shpresoj që kushdo që e ka bërë këtë do të identifikohet dhe sanksionohet sipas ligjeve tona”, shkruan ministri Sangiuliano.

Nëse turisti kapet, ai rrezikon një gjobë prej 15,000 € dhe mund të dënohet me burg, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Pamjet e turistit janë shfaqur në internet, i cili shihet duke përdorur një sërë çelësash për të lënë shenjat e tij në ndërtesën, e cila është pothuajse 2000 vjeçare. Me të dashurën e tij në krah, ai shkruan “Ivan + Hayley 23” përpara se të kthehet dhe të buzëqeshë para kamerës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco