Zbatohet marrëveshja pas grushtit të shtetit, Lukashenko e konfirmon: Prigozhin është në Bjellorusi

Zbatohet marrëveshja pas grushtit të shtetit, Lukashenko e konfirmon: Prigozhin është në Bjellorusi

16:19, 27/06/2023
A+ Aa A-

Lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka bërë me dije se themeluesi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ndodhet në Bjellorusi.

“Po, ai sot është në Bjellorusi”, citohet të ketë thënë Lukashenko sipas agjencisë shtetërore të lajmeve bjelloruse, Belta.

Lukashenko ka ndërmjetësuar një marrëveshje me Moskën, sipas së cilës, luftëtarët dhe shefi i Wagner-it do të lejohen të qëndrojnë në Bjellorusi, pas rebelimit të grupit mercenar gjatë fundjavës.

Pas ndërprerjes së rebelimit, Kremlini deklaroi se Prigozhin ishte nisur drejt Bjellorusisë. Por, më 26 qershor, gjatë adresimit përmes një audio-mesazhi, Prigozhin nuk tregoi vendndodhjen e tij./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco