OKB: Forcat ruse torturuan dhe ekzekutuan dhjetëra ukrainas

OKB: Forcat ruse torturuan dhe ekzekutuan dhjetëra ukrainas

14:12, 27/06/2023
A+ Aa A-

Forcat ruse kryen tortura të vazhdueshme ndaj civilëve dhe ekzekutuan dhjetëra, tha zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

OKB intervistoi qindra viktima dhe dëshmitarë për një raport, i cili detajon mbi 900 raste individuale të personave të arrestuar.

Shumica dërrmuese e të intervistuarve, duke përfshirë fëmijë dhe të moshuar, thanë se ishin torturuar dhe disa ishin abuzuar seksualisht gjatë ndalimit të tyre. Raporti përfshin 15 muaj,  nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022 deri në maj të këtij viti.

Kremlini ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë se trupat e tyre kanë kryer krime lufte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco