Mbi 8 milionë ukrainas u larguan nga vendi duke ikur nga lufta

Mbi 8 milionë ukrainas u larguan nga vendi duke ikur nga lufta

13:40, 27/06/2023
A+ Aa A-

Rreth 8.2 milionë banorë të Ukrainës shkuan jashtë vendit si rezultat i luftës së nisur nga Rusia, tha kryetarja e komisionit parlamentar Olena Shulyak, raporton Ukrinform duke iu referuar Radios së Ukrainës.

“8.2 milionë nga njerëzit tanë janë aktualisht jashtë vendit, më shumë se 5 milionë janë persona të zhvendosur brenda territorit të Ukrainës”, shtoi Shulyak.

“Kur planifikohet rindërtimi i Ukrainës pas luftës, është e nevojshme të kihet parasysh se sa nga këta miliona refugjatë do të kthehen në komunitetet e tyre, si t’i punësojnë ata dhe të sigurohet qaske në infrastrukturën sociale”, tha ajo.

Në anën tjetër, nga fillimi i luftës në Ukrainë dëmet në njerëz por edhe ato materiale, janë të tmerrshme. Madje lindja e këtij vendi është bërë pothuajse rrafsh me tokë.

Në Bakhmut nuk ka mbetur as edhe një shtëpi apo ndërtesë që nuk është shkatërruar. Në këtë qytet po zhvillohen betejat më të përgjakshme të kësaj lufte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco