Tronditet Franca/ 51 vjeçari drogoi gruan e tij për 10 vite dhe i çoi në shtrat 83 burra

Tronditet Franca/ 51 vjeçari drogoi gruan e tij për 10 vite dhe i çoi në shtrat 83 burra

23:06, 23/06/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje mjaft e rëndë e zbuluar së fundmi ka tronditur Francën. Një burrë 51-vjeçar i identifikuar me pseudonimin Dominique nga Mazan, një provincë afër Avignon, u akuzua për drogimin e gruas së tij për të paktën 10 vite me radhë. Më pas ai do të filmonte të paktën 83 burra që e përdhunonin atë. Gruaja e tij, tashmë 50-vjeçe me pseudonimin Françoise ka pësuar gjithsej 92 akte dhune të regjistruara nga bashkëshorti i saj midis viteve 2010 dhe 2020. 

Siç raportohet nga gazeta britanike “Daily Mail” dhe francezja “Le Figaro”, burri dyshohet se e drogoi gruan e tij me Lorazepam, një anksiolitik i familjes së benzodiazepinave me veti të forta qetësuese. Përbërësi dyshohet se i hidhej gruas në ushqim gjatë vakteve, përpara se ai të ftonte përdhunuesit të hynin brenda.

Dominique ishte një emër i njohur për policinë, e cila e arrestoi në vitin 2020 për filmimin e minifundeve të klientëve të një supermarketi pranë Carpentras. Nga një kontroll që iu bë më pas në shtëpinë e tij në Provence, policia gjeti dhjetëra video në një USB, brenda një skedari të quajtur “ABUSES”.

Burri dyshohet se ka kryer një rekrutim të agresorëve të ndryshëm në një forum online në frëngjisht kushtuar dhunës pa dijeninë e partnerëve të quajtur à son insu (fjalë për fjalë, “pa dijeninë e tij”). Që nga viti 2021, 33 nga 83 përdhunuesit e identifikuar nga policia franceze janë arrestuar tashmë. Sipas hetuesve, burrat “duhet ta kenë ditur se gruaja ishte droguar”, duke sqaruar se “Dominique nuk i kërcënoi kurrë dhe secili prej tyre ishte i lirë të ndalonte veprimet e tij dhe të largohej”. Disa nga sulmuesit hynë në shtëpinë e çiftit në më shumë se një rast.

Sipas kanalit televiziv francez France3, Dominique përballet me 20 vjet burg për akuza të shumta, duke përfshirë agresion dhe përdhunim. 83 agresorët e arrestuar, të gjithë persona nga mosha 24 deri deri në 71 vjeç, akuzohen për përdhunim. Disa nga avokatët mbrojtës argumentojnë se personat e akuzuar për përdhunim ishin të pavëmendshëm. Sipas tyre ata nuk ishin në dijeni të faktit që gruaja nuk pranonte, duke menduar se ishte gjithçka ishte e organizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco