VIDEO/ I riu vret ish-gruan dhe vjehrrin me kallash në mes të rrugës

11:26, 19/06/2023
A+ Aa A-

Turqia është tronditur nga një krim brutal që ka ndodhur në provincën Gaziantep.

Një 25-vjeçar i identifikuar si Mersan Koce me kallash në krah ka vrarë në mes të rrugës ish-bashkëshorten dhe babain e saj.

Vrasja brutale është regjistruar me kameran e një celulari dhe pamjet e rënda janë publikuar në Twitter.

Në video, 25-vjeçari shihet se ka ndaluar makinën e tij para mjetit që drejtohej nga ish-bashkëshortja e tij, Bilge Kaya, ndërsa përleshet me babain e saj , i cili përpiqet t’i marrë nga duart kallashnikovin.

Por, 25-vjeçari në një moment qëllon me bershëri në drejtim të makinës ku ndodhej ish-bashkëshortja e tij, ndërsa disa sekonda më pas arrin të drejtojë tytën në trupin e ish-vjehrrit të tij dhe e qëllon nga afër, duke e lënë pa ndjenja të shtrirë në rrugë.

Më pas agresori shihet duke lëvizur drejt makinës dhe duke qëlluar sërish ish-gruan e tij.

Sipas mediave turke, vrasja ka ndodhur menjëherë pas nënshkrimit të vendimit të gjykatës që t’i jepte ish-gruas së tij kujdestarinë e fëmijës 4 muajsh që kishte me 25-vjeçarin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco