Lajmi i fundit

VIDEO/ Zbardhen bisedat në SKY ECC, SPAK lëshon dhjetra urdhër arreste

‘U detyrova të përdor forcën ndaj Ukrainës’, Putin: Zelensky është një turp! Ka rrezik që NATO të përfshihet në konflikt

‘U detyrova të përdor forcën ndaj Ukrainës’, Putin: Zelensky është një turp! Ka rrezik që NATO të përfshihet në konflikt

17:32, 16/06/2023
A+ Aa A-

Gjatë një fjalimi për situatën ekonomike të Rusisë në Shën Petërburg, presidenti rus Vladimir Putin është ndalur të komentojë edhe konfliktin e armatosur me Ukrainën.

Putin u shpreh se ishte i detyruar të përdorte forcën e ushtrisë ndaj Ukrainës, duke iu rikthyer konfliktit të vitit 2014 për rajonin e Krimesë.

Ai gjithashtu ka sulmuar prejardhjen hebraike të Volodymyr Zelenskyy, duke thënë se ai është një “turp për popullin hebre”.

Duke folur për një përshkallëzim të luftës, Putin tha se ekziston një “rrezik serioz” që NATO mund të përfshihet më tej në konflikt

Sa i përket armëve bërthamore, ai u theksoi se Rusia mund t’i përdorte ato nëse do të kishte një kërcënim për integritetin ose ekzistencën e saj territoriale, por që momentalisht nuk kishte nevojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco