Shtëpia e Bardhë: Rusia po punon për prodhimin e dronëve iranianë vitin e ardhshëm

Shtëpia e Bardhë: Rusia po punon për prodhimin e dronëve iranianë vitin e ardhshëm

12:44, 12/06/2023
A+ Aa A-

Rusia po merr materiale nga Irani për të ndërtuar një fabrikë drone në territorin e saj që “mund të jetë plotësisht funksionale në fillim të vitit të ardhshëm”, ka paralajmëruar zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Shtëpia e Bardhë publikoi një imazh satelitor të vendndodhjes së uzinës së ardhshme në zonën e posaçme ekonomike Alabuga, rreth 900 km (560 milje) në lindje të Moskës.

“Partneriteti ushtarak Rusi-Iran duket se po thellohet”, tha Kirby në një deklaratë, duke cituar informacionin e inteligjencës amerikane.

Uashingtoni vlerëson se Rusia ka marrë qindra dronë sulmues si dhe pajisje të ngjashme nga Irani për të ndihmuar pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Sipas të dhënave të SHBA-së, dronët janë ndërtuar në Iran, transportohen nëpër Detin Kaspik “dhe më pas përdoren në mënyrë operacionale nga forcat ruse kundër Ukrainës”, tha Kirby.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco