Komisioni Evropian planifikon një organ të ri të etikës që të luftojë korrupsionin

Komisioni Evropian planifikon një organ të ri të etikës që të luftojë korrupsionin

16:39, 08/06/2023
A+ Aa A-

Institucionet e BE-së janë goditur nga një numër skandalesh në muajt e fundit, duke përfshirë korrupsionin në nivel të lartë në Parlamentin Evropian.

Komisioni Evropian propozoi të enjten krijimin e një organi të ri të etikës për të vendosur standardet e sjelljes nëpër institucionet e BE-së pasi imazhi i tyre u dëmtua nga një skandal i parave për ndikim.

Sipas sondazheve të fundit, 60% e evropianëve janë të pakënaqur me mënyrën se si BE po e trajton korrupsionin.

Në një intervistë me Euroneës, Věra Jourová, Zv. Presidentja e Komisionit Evropian përgjegjëse për çështjet e sundimit të ligjit, tha se e kupton pse njerëzit mendojnë në këtë mënyrë, por që propozimet e reja janë një përpjekje për të ndryshuar kursin.

"Lidhur me atë që njerëzit mendojnë për ne,  mendoj se ata duhet të dinë rregullat në lidhje me udhëtimet, dhuratat, deklaratat e pasurisë, çfarë bëjnë politikanët pas mandatit të tyre. Pra,njerëzit kanë të drejtë të shohin standarde të qarta," Jourová tha të enjten.

"Organi i etikës do të plotësojë boshllëqet - çati mbi të gjitha institucionet dhe e gjithë puna për standardet e unifikuara do të reflektohet më pas në punën e çdo institucioni."

Organi i ri pritet të vendosë standarde për pranimin e dhuratave, pritjet apo udhëtimin e ofruar nga palët e treta, si dhe për takimet me lobistët dhe mbi interesat financiare për të deklaruar.

Ai do të zbatohet për të paktën nëntë institucione duke përfshirë Komisionin, Parlamentin dhe Këshillin, si dhe Bankën Qendrore Evropiane, Gjykatën Evropiane të Audituesve, Komitetin Ekonomik dhe Social, Komitetin e Rajoneve, Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian dhe Banka Evropiane e Investimeve. Organe të tjera mund të kërkojnë të përfshihen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco