Lajmi i fundit

LIVE/ PD takim me simpatizantë në Durrës

Sërish të shtëna me armë zjarri në një shkollë në SHBA, vritet 16-vjeçarja, plagoset një tjetër

Sërish të shtëna me armë zjarri në një shkollë në SHBA, vritet 16-vjeçarja, plagoset një tjetër

11:17, 29/05/2023
A+ Aa A-

Një vajzë 16-vjeçare ka vdekur dhe një djalë është plagosur pasi u qëllua me armë zjarri pranë shkollës së mesme “Benjamin E Mays” në Atlantën jugperëndimore rreth orës 2:30 të mëngjesit.

Policia e Atlantës thotë se ka pasur një konfrontim gjatë një feste diplomimi në parkingun e shkollës para të shtënave, raportojnë mediat amerikane.

Vajza u gjet në vendngjarje dhe u transportua me ambulancë në një spital aty pranë ku u konstatua e vdekur. Edhe 16-vjeçari është transportuar me ambulancë në spital dhe raportohet se ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Gjendja e tij e saktë nuk dihet dhe ai nuk është identifikuar.

“Nuk kishte asnjë grindje të mëparshme që çoi në këtë të shtëna. Kjo ishte një tragjedi e pafat që ka tronditur një rreth familjar dhe miqsh deri në themel.”, tha mikja e familjes Davida Huntley.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco