Përshkallëzohet konflikti në Siri/ Izraeli sulmon me raketa Damaskun, 5 të plagosur

Përshkallëzohet konflikti në Siri/ Izraeli sulmon me raketa Damaskun, 5 të plagosur

11:13, 29/05/2023
A+ Aa A-

Ushtria izraelite ka shënjestruar në orët e para të mëngjesit të së hënës, pozicionet e mbrojtjes të ushtrisë siriane, ku janë dislokuar ushtarët e Hezbollah, si pasojë e të cilave pesë persona janë plagosur, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Sipas informacioneve, sulmet izraelite kishin në shënjestër pozicionet e mbrojtjes ajrore siriane, ku janë ndodhen ushtarët pro-iranianë të Hezbollahut. Këto pozicione ndodhen në veri të Damaskut, rreth dhjetë kilometra nga kufiri me Libanin.

Grupet kundërajrore të vendosura midis Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut dhe Sayida Zeinab, një vend i rëndësishëm pelegrinazhi shiit në juglindje të kryeqytetit, ku janë vendosur edhe luftëtarë pro-iranianë, u vunë gjithashtu në shënjestër të sulmeve izraelite.

Këto ishin sulmet e para izraelite kundër Sirisë që nga fillimi i majit, kur bastisjet në veri të vendit mbyllën aeroportin e Aleppos dhe shkaktuan 9 viktima.

Që nga fillimi i luftës në Siri në vitin 2011, Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore kundër pozicioneve të regjimit sirian, si dhe forcave të Iranit dhe Hezbollahut, aleatëve të Damaskut dhe armiqve të Izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco