Protesta masive në Holandë, policia arreston 1500 persona

Protesta masive në Holandë, policia arreston 1500 persona

08:10, 28/05/2023
A+ Aa A-

Mbi 1500 protestues të klimës janë arrestuar nga Policia e Holandës, pasi ata bllokuan një autostradë kryesore në Hagë, raporton BBC.

Gjatë protestës, së organizuar nga grupi “Extinction Rebellion”, aktiviztët ecën në autostradën A12 duke kërkuar t’i jepet fund subvencioneve të karburanteve fosil.

Policia përdori ujë për të shpërndarë turmën, por shumica prej tyre ishin përgatitur me xhaketa kundër shiut dhe veshje noti.

Shumica e të arrestuarve u liruan, por Policia ka thënë se ndaj 40 prej tyre prokuroria ka nisur hetime.

Në mesin e protestuesve ishin disa holandezë të njohur.

1579 persona u arrestuan në total, ndërsa shumica prej tyre u dërguan me autobus për në polici.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco