Zelensky sanksionon 51 individë dhe 220 kompanitë që mbështesin agresionin rus

Zelensky sanksionon 51 individë dhe 220 kompanitë që mbështesin agresionin rus

21:34, 27/05/2023
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka sanksionuar 51 individë dhe 220 kompani, të lidhura me sektorët e transportit, komunikimit dhe industrial të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Ndër kompanitë e përfshira në listën e re të sanksioneve të Ukrainës janë Mobile Telesystems (MTS), Volga-Dnepr Leasing, Hekurudhat Ruse Logjistika, RZDstroy, Uzina Eksperimentale Metalurgjike Solikamsk, Instituti Shtetëror Kërkimor i Produkteve Kimike dhe Uzina e Automobilave në Minsk.

Masat kufizuese përfshijnë ndalimin e hyrjes në territorin ukrainas, dhënien e vizave ukrainase, anulimin e vizitave zyrtare dhe ndalimin e përmbushjes së detyrimeve ekonomike dhe financiare ndaj personave nën sanksione.

Në prill, Zelenskyy sanksionoi 438 individë dhe 254 ndërmarrje nga Rusia dhe Bjellorusia.

Në veçanti, sanksionet u vendosën kundër vajzës së ministres ruse të mbrojtjes Ksenia Shoygu, ministrit bjellorus të Sportit dhe Turizmit Sergey Kovalchuk dhe kampiones ruse olimpike dy herë Svetlana Khorkina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco