Inteligjenca ukrainase pranon rolin që pati në sulmin në urën e Krimesë

Inteligjenca ukrainase pranon rolin që pati në sulmin në urën e Krimesë

20:24, 27/05/2023
A+ Aa A-

Shtatë muaj pasi një shpërthim dëmtoi rëndë urën që lidh Rusinë me Krimenë, udhëheqësi i shërbimit inteligjent të Ukrainës ka konfirmuar përfshirjen e Kievit në sulm.

“Meqenëse kjo është një rrugë logjistike që ne duhej ta shkëputnim nga armiku, u morën masat e duhura”, tha Vasyl Malyuk, kreu i shërbimit të brendshëm të inteligjencës.

Ai nuk dha detaje të operacionit, shkruan Skynews.

Shumica e vëzhguesve kanë supozuar prej kohësh Ukraina ishte pas sulmit, megjithëse Kievi ka refuzuar kryesisht të komentojë incidentin. Malyuk la të kuptohet në dhjetor se agjencia e tij mund të kishte të bënte me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco