Kush mund të qëndrojë pas sulmeve në Belgorod/ A janë ato të dobishme për Ukrainën?

Kush mund të qëndrojë pas sulmeve në Belgorod/ A janë ato të dobishme për Ukrainën?

16:20, 27/05/2023
A+ Aa A-

Rusia ka thënë se rajoni i saj jugor i Belgorodit është sulmuar nga artileria ukrainase.

Guvernatori Vyacheslav Gladkov tha se qyteti Belgorod i Graivoronit, rreth 7.24 kilometra nga kufiri ukrainas, ishte sulmuar për disa orë, ku disa shtëpi, një tubacion gazi dhe një linjë elektrike është dëmtuar.

Marshalli i pensionuar britanik, Ed Stringer shpjegoi se ekzistojnë dy grupe – Liria e Legjionit Rus dhe Korpusi Vullnetar Rus – në rajon, dhe ata nuk e pëlqejnë Vladimir Putinin.

Ata kaluan kufirin nga Ukraina dhe u përpoqën të pushtonin qytetin, duke bërë që 10 mijë banorë rusë të largoheshin, por shpejt u tërhoqën, raporton skynews.

“Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën. Rusia thotë se janë të sponsorizuar nga Ukraina, por ukrainasit po thonë se ata janë thjesht patriotë rusë që janë ngopur me Putinin”, tha ai.

“Duhet të themi se ata nuk mund të organizoheshin në Ukrainë pa një lloj mbështetjeje të qetë nga autoritetet ukrainase. Sigurisht që është e dobishme për Ukrainën pasi tregon se shteti i Putinit është i brishtë dhe ka njerëz që do të donin ta shihnin të largohej”, deklaroi ish-ushtaraku.

Ndryshe, kohët e fundit janë shtuar sulmet ndaj infrastrukturës ruse në brendësi të Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco