Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

Macron thotë se Franca do të trajnojë pilotët ukrainas

Macron thotë se Franca do të trajnojë pilotët ukrainas

08:31, 16/05/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se shteti i tij ka “dyert e hapura” për të trajnuar pilotët luftarakë ukrainas, edhe pse ai përjashtoi mundësinë që t’i dërgojë Kievit avionë luftarakë.

Macron këto deklarata i bëri më 15 maj, një ditë pasi lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky, vizitoi Parisin, në vizitën e dytë në Francë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

“Ne kemi hapur derën për trajnimin e pilotëve së bashku me disa shtete të tjera evropiane që janë të gatshme të bëjnë të njëjtën gjë. Mendoj se vendimet janë duke u marrë së bashku me amerikanët”,-tha ai duke shtuar se trajnimet mund të fillojnë menjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco