Zgjedhjet në Turqi, Erdogan triumfon në zonat e goditura nga tërmeti që u mori jetën rreth 50 mijë personave!

Zgjedhjet në Turqi, Erdogan triumfon në zonat e goditura nga tërmeti që u mori jetën rreth 50 mijë personave!

22:33, 15/05/2023
A+ Aa A-

 

Ditën e diel, në 14 maj, u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi, ku garuan presidenti aktual, Rexhep Tajip Erdogan, përballë rivalëve të opozitës.

Sipas mediave të huaja, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 88.92% në sondazhet e ngritura brenda Turqisë, ndërsa pjesëmarrja për turqit që votuan jashtë ishte 52.69%.

Tashmë Recep Tayyip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu po përgatiten për raundin e dytë të zgjedhjeve të 28 majit, pasi asnjëri prej tyre nuk arriti të mbledhë më shumë se 50% të votave në garën e djeshme.

Me votat e numëruara në 99.87%, Erdogan ka arritur të mbajë fortesat e tij në zonat e tij të goditura nga tërmeti, pavarësisht zemërimit publik pas tërmeteve të 6 shkurtit dhe fajësimit të qeverisë për trajtimin e emergjencës.

Në veçanti, në provincën e Kahramanmaras, e cila u godit rëndë nga tërmeti, Erdogan shënoi një përqindje prej 71.88%, në ndryshim nga Kilicdaroglu, i cili regjistroi një përqindje të ulët prej 22.20%.

Kahramanmaras

Në rajonin e Osmaniye, përqindja e fituar nga Erdogan është 62.31% kundrejt 30.74% të Kilicdaroglu.

Në provincën e Hatay, epërsia e Erdoganit është me 48.07% kundrejt Kilicdaroglu 48.03%.

Kujtohet se tërmeti vdekjeprurës në Turqi mori jetën e rreth 50 mijë njerëzve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco