Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Çfarë do të bëjë Albin Kurti me asociacionin?

Rusia dhe Irani rrisin bashkëpunimin e tyre ushtarak, SHBA përgatit sanksione të reja

Rusia dhe Irani rrisin bashkëpunimin e tyre ushtarak, SHBA përgatit sanksione të reja

21:19, 15/05/2023
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara po shohin shenja në rritje se Rusia dhe Irani po zgjerojnë “bashkëpunimin e paprecedentë ushtarak” që do ta ndihmojë Moskën të zgjasë luftën në Ukrainë, ndërsa paraqet gjithashtu një kërcënim për fqinjët e Teheranit, paralajmëroi sot Shtëpia e Bardhë.

“Ne po përdorim mjetet që kemi në dispozicion për të denoncuar dhe penguar këto aktivitete dhe jemi gati të bëjmë më shumë,” tha John Kirby, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, duke shtuar se Uashingtoni do të shpallë sanksione të reja brenda ditëve të ardhshme.

Si pjesë e bashkëpunimit të tyre, Irani po pajis Rusinë me drone dhe i ka dorëzuar asaj më shumë se 400 që nga gushti i kaluar. Ky bashkëpunim i lejon Rusisë të vrasë më shumë njerëz në Ukrainë, akuzoi Kirby.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco