Lajmi i fundit

LIVE/ Rama në Athinë, fjalim para administratës së vet dhe emigrantëve shqiptarë

Protestat ndezën vendin, lirohet nga burgu ish-kryeministri i Pakistanit

Protestat ndezën vendin, lirohet nga burgu ish-kryeministri i Pakistanit

20:16, 13/05/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është liruar me kusht nga Gjykata e Lartë e Islamabadit.

Vendimi u mor disa ditë pasi arrestimit me dhunë të tij në ambientet e së njëjtës gjykatë kur ishte duke paraqitur të dhënat përsonale.

Të premten ai u mor nën mbrojtjen e policisë teksa do të qëndrojë në rezidencën e tij në Lahore.

Menjëherë pas vendimit ai paralajmëroi se rrezikon të ndalohet sërisht edhe pse trupa në vendim e ka ndaluar një veprim të tillë.

Do të arrestohem sërish në mënyrë të paligjshme, këtë herë jashtë Gjykatës së Lartë, e di që do të arrestohem?” u tha Khan gazetarëve.

Por duke parë edhe protestat e nisura pas ndalimit të parë të tij, ai shton se nuk do të mbajë përgjegjësi se si do të veprojë populli nëse e ndalojnë sërish në mënyrë të paligjshme

“Prej 27 vitesh jam në politikë… Më tregoni një mesazh që ka qenë ndryshe nga ky… sa herë u kam thënë ndjekësve të mi, qëndroni brenda kushtetutës. Kur protestoni, jini të qetë… Ne nuk e kemi shkelur kurrë ligjin, edhe tani kur u them protestoni, them të jenë protesta paqësore. E kam thënë gjithmonë këtë”, tha Khan.

Edhe limi u prit nga mbështetësit e ish-kryeministrit të cilët kanë brohoritur dhe duke hedhur lule mbi makinën ku ai qëndronte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco