Erdogan thyen heshtjen zgjedhore: Do ta pranoj rezultatin

Erdogan thyen heshtjen zgjedhore: Do ta pranoj rezultatin

18:14, 13/05/2023
A+ Aa A-

Turqia i drejtohet gjithashtu nesër kutive te votimit ne zgjedhjet për presidentin dhe parlamentin e ri.

Nga një popullsi totale prej gati 85 milionë banorësh, janë 60.9 milionë votues, përveç 3.2 milionë qytetarëve turq që kanë votuar tashmë jashtë vendit, me një pjesëmarrje rekord prej 52.6 për qind.

Qytetareve u kërkohet të zgjedhin midis 32 partive, kryesisht të organizuara në koalicione, të cilat do të ndajnë 600 vendet në parlamentin turk.

Me ndikimin shkatërrues social të krizës ekonomike dhe financiare, të rënduar nga lufta në Ukrainë dhe nga tërmeti tragjik i shkurtit, nuk është e lehtë të bësh një parashikim.

Sondazhet e fundit tregojnë një përplasje kokë më kokë mes Erdoganit dhe Kilicdaroglu, me këtë të fundit që ka avantazhin, i cili megjithatë po zbehet.

Por, edhe pse ne heshtje elektorale presidenti Erdogan e theu atë nëpërmjet një interviste të dhënë për televizionet turke për të cilat deklaroi:

‘Erdha në pushtet në një mënyrë demokratike. Nëse kombi im vendos ndryshe, do bëj atë që kërkon demokracia nga ne. Me këtë, Erdogan konfirmoi se do të pranojë çdo lloj rezultati të dalë nga kutitë e votimit.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco