Prej kohës së pushtimit rus në Ukrainë, Zelensky për herë të parë e takon Papën

Prej kohës së pushtimit rus në Ukrainë, Zelensky për herë të parë e takon Papën

18:04, 13/05/2023
A+ Aa A-

Volodymyr Zelensky po takohet sot me të parën e Kishës Katolike Romane, Papa Françeskun në Vatikan. Është hera e parë që ata takohen që nga pushtimi rus në shtetin ukrainas, raporton Skynews.

Vizita vjen pas komenteve intriguese të Papa Françeskut muajin e kaluar, kur ai la të kuptohet se ishte përfshirë në një plan të fshehtë paqeje – një nismë që nuk u konfirmua nga Rusia dhe Ukraina.

Papa bën lutje të shpeshta me pasion në emër të popullit të ‘martirizuar’ të Ukrainës dhe ka thënë se do të dëshironte të shkonte në Kiev dhe Moskë nëse një pelegrinazh papal mund të dërgonte përpara kauzën e paqes.

Muajin e kaluar, kryeministri i Ukrainës u takua me Papa Françeskun në Vatikan, ku i kërkoi udhëheqësit fetar të ndihmonte Ukrainën të kthente fëmijët e marrë ilegalisht nga Rusia.

Kujtojmë se ai sot ka presidentin dhe kryeministren italiane si dhe Papa Françeskun, raporton Skynews.

Ndryshe, Zelensky raportohet se nesër (e diele) do të vizitojë shtetin gjerman pas udhëtimit të sotëm në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco