Ukraina kritikon Gjermaninë

Ukraina kritikon Gjermaninë

17:44, 08/05/2023
A+ Aa A-

Zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Melnik, akuzoi Gjermaninë të hënën se nuk tregon respekt të mjaftueshëm për ukrainasit që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, me rastin e 78-vjetorit të kapitullimit të Gjermanisë naziste në vitin 1945.

“Vështirë se mund ta shihni fjalën Ukrainë në tekstet shkollore gjermane për vitet e luftës”, tha Melnik, një ish-ambasadori ukrainas në Gjermani.

Zyrtarët ukrainas kanë kritikuar vazhdimisht fokusin pothuajse gjithmonë te Rusia, kur diskutohet për viktimat sovjetike dhe arritjet ushtarake në Luftën e Dytë Botërore.
Dhjetë milionë ukrainas humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore, por “pothuajse askush” në Gjermani nuk di për këto viktima, tha Melnik në një deklaratë për televizionin ukrainas.

Ai bëri thirrje që në qendër të Berlinit të ndërtohet një kompleks i veçantë përkujtimor për viktimat ukrainase.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha kohët e fundit se midis viteve 1939 dhe 1945 vdiqën tetë milionë ukrainas. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco