Lajmi i fundit

LIVE/ PD takim me simpatizantë në Durrës

Kriza, Australia 10 miliardë dollarë, synohet të ulet inflacioni që ka shkuar e 7 përqind

Kriza, Australia 10 miliardë dollarë, synohet të ulet inflacioni që ka shkuar e 7 përqind

14:47, 08/05/2023
A+ Aa A-

Australia ka vendosur masa të reja për të lehtësuar koston e jetesës së qytetareve.  Qeveria laburiste e qendrës së majtë njoftoi se  do të përfshijë rreth 10 miliardë dollarë gjatë katër viteve në buxhetin federal për të ndihmuar  familjet dhe bizneset. Zyretarët e lartë siguruan se  një veprim i tillë nuk do të rrezikojë nxitjen e inflacionit.

Në një deklaratë zyrtare, qeveria federale tha se  plani është krijuar për të lehtësuar drejtpërdrejt presionet e çmimeve dhe inflacionin,  i cili edhe psae ka rënë në tremujorin e parë të këtij viti, vazhdon të mbetet në nivelet më të larta të 30 viteve prej 7.0%.

Qeveria do të prezantojë në buxhet ndihmën financiare për më shumë se 5 milionë familje me të ardhura të ulëta, biznese të vogla dhe pensionistë që luftojnë me faturat e larta të energjisë elektrike.

Zëdhënësi i qeverisë ka deklaruar vazhdimisht se buxheti do të kufizohej në shpenzime për të mos shtuar presionet inflacioniste, duke dhënë gjithashtu një lehtësim, pasi Banka e Rezervave të Australisë javën e kaluar habiti tregjet me një rritje të normës, duke sfiduar pritshmëritë e tregtarëve për një pauzë të zgjatur.

Banka paralajmëroi se rreziqet ndaj inflacionit ishin në rritje duke pasur parasysh rritjen e ulët të produktivitetit, rritjen e çmimeve të energjisë dhe rritjen e qirave.

Masat e fundit të ndihmës vijnë pasi qeveria caktoi mënjanë 11.3 miliardë dollarë për rritjen e pagave për punonjësit e kujdesit për të moshuarit gjatë katër viteve, ndërsa njoftoi një taksë shtesë prej 5% për duhanin dhe 2.4 miliardë dollarë në më shumë taksë për prodhuesit e naftës dhe gazit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco