Kryeministri i Sllovakisë jep dorëheqjen, vendi përballë pasigurive politike

Kryeministri i Sllovakisë jep dorëheqjen, vendi përballë pasigurive politike

13:47, 08/05/2023
A+ Aa A-

Eduard Heger dha dorëheqjen si kryeministër i përkohshëm pas një sërë dorëheqjesh ministrore javën e kaluar, duke i hapur potencialisht rrugën një partie pro-Moskës për të qeverisur vendin, njofton Euronews.

Situata politike në Sllovaki është bërë e pasigurt pas dorëheqjes së kryeministrit të përkohshëm. Eduard Heger i bëri thirrje Presidentes Zuzana Čaputová të revokojë mandatin e tij për të udhëhequr qeverinë.

Heger i bëri deklaratat duke thënë se presidentja nuk i kishte pranuar propozimet e tij për të zgjidhur ngërçin aktual politik të vendit. Ai po udhëhiqte vendin për në zgjedhjet e reja që priten në fund të shtatorit.

Dorëheqja e tij pason një sërë dorëheqjesh ministrore gjatë javës së kaluar, duke i hapur potencialisht rrugën një partie pro-Moskës për të marrë pushtetin.

Heger tha: "Ju premtova se do të përpiqem ta çoj Sllovakinë drejt zgjedhjeve demokratike në një mënyrë të qëndrueshme dhe paqësore. Pas largimit të ministrit të dytë brenda pak ditësh të premten, vendosa të mos prisja dhe dje i ofrova Presidentes Zuzana Čaputová alternatiën që unë e shoh si më të qëndrueshme dhe më pak të rrezikshme sesa emërimi i një qeverie të përkohshme për muajt e fundit të kësaj periudhe zgjedhore”.

Ministri i Bujqësisë Samuel Vican dha dorëheqjen të enjten pas një rasti që përfshin një subvencion prej 1.4 milionë euro për kompaninë e tij. Më pas të nesërmen, Ministri i Jashtëm Rastislav Kacer tha se po largohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco