Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Princi Harry qëndroi shumë pak në Britani, pas ceremonisë së kurorëzimit u kthye direkt në Kaliforni

Princi Harry qëndroi shumë pak në Britani, pas ceremonisë së kurorëzimit u kthye direkt në Kaliforni

11:19, 07/05/2023
A+ Aa A-

Princi Harry menjëherë pas ceremonisë së kurorëzimit është larguar nga Abbey i shoqëruar nga një eskortë e Policisë Metropolitane dhe katër shoqërues të tjerë dhe shkoi direkt në aeroportin Heathrow për t’u kthyer në Kaliforni.

Mediat e huaja shkruajnë se ai hipi në avion, para se babai dhe njerka e tij të përfundonin edhe fotot për portretet e tyre zyrtare. Ndër të tjera thuhet se Princi Harry qëndroi në Britani për 28 orë e 42 minuta.

Siç u njoftua, “delja e zezë” e familjes mbretërore britanike donte të kthehej në familjen e tij për të kapur festën e katërt të ditëlindjes së djalit të tij Archie. Edhe pse ai u kthye me një SUV të zi Range Rover, Montecito, ku ai jeton, është rreth 100 milje nga Los Angeles. Pra, do të duheshin rreth dy orë udhëtim nëse merrni parasysh trafikun.

Dalja e tij e çrregullt nuk ishte i vetmi element që u komentua. Princi Harry mendohej se ishte mjaft i sikletshëm teksa hynte në kishë, pavarësisht buzëqeshjeve, por edhe duke u përpjekur të tregonte të kundërtën duke folur me bashkëshortin e kushërirës së tij Jack Brooksbank.

Ai hyri i vetëm në kishë, mungesa e një roli mbretëror e çoi atë në rreshtin e tretë të vendeve, pas anëtarëve punonjës të familjes mbretërore. Përballë dhe me rol kryesor në ceremoni ishte vëllai i tij, me të cilin nuk pati asnjë komunikim. Megjithatë, ata që donin më shumë reagime nga djali i dytë i monarkut britanik, në këtë ceremoni u zhgënjyen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco