Lajmi i fundit

LIVE/ Rama në Athinë, fjalim para administratës së vet dhe emigrantëve shqiptarë

SHBA/ Në Shtëpinë e Bardhë sot gjigantët teknologjikë për rreziqet e inteligjencës artificiale

SHBA/ Në Shtëpinë e Bardhë sot gjigantët teknologjikë për rreziqet e inteligjencës artificiale

13:16, 03/05/2023
A+ Aa A-

Shtëpia e Bardhë ka ftuar sot krerët e kompanive më të avancuara të Inteligjencës Artificiale (AI) - Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic - për një "diskutim të sinqertë rreth rreziqeve" që lidhen me këto teknologji me disa anëtarë të administratës, duke përfshirë zëvendwspresidenten Kamala Harris.

“Qëllimi ynë është që të kemi një diskutim të sinqertë për rreziqet aktuale dhe afatshkurtër që shohim në zhvillimet e AI ”, thuhet në ftesën për diskutim, të aksesuar nga AFP të martën.

Qeveria amerikane dëshiron gjithashtu të marrë në konsideratë "çfarë hapash duhet të ndërmerren për të reduktuar këto rreziqe dhe mënyra të tjera për të punuar së bashku për të siguruar që populli amerikan të përfitojë nga përparimet në Inteligjencën Artificiale duke i mbrojtur ata nga rreziqet".

Sipas Shtëpisë së Bardhë, katër liderët e biznesit - Sam Altman për OpenAI, Dario Amoday për Anthropic, Satya Nadella për Microsoft dhe Sundar Pichai për Google - kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Presidenti Joe Biden e bëri "të qartë" muajin e kaluar se këto kompani "duhet të sigurojnë që produktet e tyre të jenë të sigurta përpara se t'i bëjnë ato të disponueshme për publikun", thuhej në ftesë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë sqaroi se administrata do të donte të insistonte në nevojën për të "novuar në një mënyrë të përgjegjshme, etike dhe të besueshme". 

Gjithashtu janë zhvilluar diskutime me studiues të ndryshëm, kompani dhe organizata joqeveritare për të ushqyer mendimin që po bëhet për Inteligjencën Artificiale.

Geoffrey Hinton, i konsideruar si një nga themeluesit e Inteligjencës Artificiale, paralajmëroi të hënën për "rreziqet serioze për shoqërinë dhe njerëzimin" në një intervistë me The New York Times pasi dha dorëheqjen nga pozicioni i tij në Google.

Për sa i përket rregullimit, Evropa shpreson të udhëheqë sërish rrugën me një kuadër rregullator të dedikuar, siç bëri me Rregulloren e të Dhënave Personale.

Shtëpia e Bardhë ndau në fund të vitit 2022 një "projekt projekt-ligj të të drejtave mbi inteligjencën artificiale", një tekst i shkurtër që rendit parimet e përgjithshme, të tilla si mbrojtja nga sistemet e rrezikshme ose potencialisht të prirur ndaj gabimeve.kompjuterike dhe shumë pajisje shtëpiake të teknologjisë së lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco