Mbi 100 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Ruandë

Mbi 100 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Ruandë

12:42, 03/05/2023
A+ Aa A-

Numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në Ruandë tani është rritur në më shumë se 100 mes shirave të dendur në vend, thanë autoritetet.

Transmetuesi publik i Ruandës, RBA, raporton se 109 kanë vdekur deri më tani, 95 nga ata në provincën perëndimore dhe 14 në provincën veriore.

Më herët, guvernatori i provincës perëndimore të vendit i kishte thënë BBC-së se të paktën 50 persona kishin vdekur pasi shirat e dendur goditën rajonin “gjatë gjithë natës”.

“Shumë shtëpi u shembën mbi njerëzit, numri i përkohshëm i atyre që kanë vdekur tani është 55 dhe ka shumë të plagosur,” tha guvernatori François Habitegeko.

Ai tha se rrugët kryesore në provincë, duke përfshirë rrugën e re përgjatë liqenit Kivu, “nuk janë të përdorshme për shkak të rrëshqitjeve të dheut”.

Ai tha se aktivitetet e shpëtimit në zona të largëta ishin duke punuar vazhdimisht dhe është mundësia që numri i viktimave të rritet .

Agjencia meteorologjike e Ruandës ka paralajmëruar për shira të dendur gjatë këtij muaji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco