‘Arrestohet Boris Johnson’/ Lajmi nga Hollanda që ‘shqetësoi’ britanikët

‘Arrestohet Boris Johnson’/ Lajmi nga Hollanda që ‘shqetësoi’ britanikët

11:21, 03/05/2023
A+ Aa A-

 ‘Boris Johnson arrestohet’ në Holandë, një lajm i tillë u përhap shpejtësi në mediat britanike.

Por ajo çfarë ndodhi me policinë holandeze ishte dicka e pazakontë.

Autoritetet arrestuan një person të quajtur  “Boris Johnson” pasi shkaktoi një aksident automobilistik në gjendje të dehur.

Por gjatë kontrollit në automjet, policia ka gjetur një patentë shoferi me një figurë publike.

Dokumenti nuk përmbante vetëm emrin e ish-kryeministrit britanik Boris Johnson 58 vjeç, por edhe foton e tij dhe datën e lindjes.

Siç njoftoi policia holandeze, patenta e rreme e shoferit kishte një datë vlefshmërie deri në vitin 3000.

Dokumenti i rremë dyshohet se është lëshuar në Ukrainë në vitin 2019.

“Fatkeqësisht për personin, ne nuk ramë pre e këtij falsifikimi”, shkroi policia holandeze në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco