‘Fjalimi i lamtumirës’/ Ish-kryeministrja e Zelandës së Re largohet e emocionuar nga parlamenti

‘Fjalimi i lamtumirës’/ Ish-kryeministrja e Zelandës së Re largohet e emocionuar nga parlamenti

16:54, 05/04/2023
A+ Aa A-

Një fjalim me tone të forta emocionale ishte ai i Jacinda Ardern, ish-kryeministre e Zelandës së Re.

Pas dorëheqjes së saj,të mërkurën e 5 prillit ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka dalë përpara paramentit me një fjalim emocional për largimin e saj.

"Mendova se do të më duhej të ndryshoja në mënyrë dramatike për të mbijetuar. Nuk e bëra. Unë largohem nga ky vend po aq e ndjeshme sa kam qenë gjithnjë".

Thirrja kryesore ishte për një hapje të politikës edhe tek ata që nuk përfaqësojnë një lider tipik.

"Unë jam këtu për t'ju thënë, ju mund të jeni ai person dhe mund të jeni këtu. Një rol që nuk e mendoja kurrë se do më duhej ta kisha", u shpreh Ardern gjatë fjalës së saj duke përshkruar sfidat e qeverisjes.

"Arsyet pse erdha këtu  janë të gjitha aty ku e nisa me fjalimin tim të parë–mjedisi, varfëria e fëmijëve, pabarazia. Në fund të fundit, unë jam një politikane që i qëndroj bindjeve të mia. Gjithaçka mori përmasa më të mëdha: Një sulm terrorist brenda vendit; një shpërthim vullkanik; një pandemi; një seri ngjarjesh ku e gjeta veten në jetën e njerëzve gjatë momenteve të tyre më të pikëlluara ose traumatike".

Të martën, Ardern tha se shpresonte që dorëheqja të qetësojë situatëne politike të Zelandës së Re.

Ajo u largua me ovacione të vazhdueshme në sallë teksa deputetët dhe publiku e shoqëruan me këngët tradicionale Maori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco