Sulm në një shkollë fillore në Brazil, humbin jetën 4 fëmijë

Sulm në një shkollë fillore në Brazil, humbin jetën 4 fëmijë

16:49, 05/04/2023
A+ Aa A-

Të paktën katër fëmijë kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një sulmi në një shkollë fillore në Brazil.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shtetin e Santa Catarina-s ndërsa sulmi u krye nga një 25-vjeçar

Sipas policisë, i riu përgjegjës për sulmin është vënë në pranga, ndërsa nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Spitali Santo Antonio në qytetin Blumenau bëri të ditur më pas që si pasojë e sulmit të lënduar mbetën katër fëmijë nga mosha zero në dy vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco