Lajmi i fundit

EMRAT/ Këto janë 3 oficerët e policisë ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste

Vritet shkencëtari rus që projektoi vaksinën e koronavirusit Sputnik-V

Vritet shkencëtari rus që projektoi vaksinën e koronavirusit Sputnik-V

23:17, 03/03/2023
A+ Aa A-

Autoritetet ruse kanë arrestuar një burrë që dyshohet se hyri në shtëpinë e shkencëtarit për të vjedhur para

Virologu rus Andrei Botykov , i cili kishte kontribuar në zhvillimin e vaksinës Sputnik-V kundër koronavirusit , u gjet i vdekur me shenja mbytjeje nga një rrip.  

Trupi u gjet dje të enjten brenda banesës së shkencëtarit, në veriperëndim të Moskës, raporton Daily Mail.

Botikoff ishte një studiues i lartë në Qendrën Kombëtare

të Kërkimeve për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë dhe kishte punuar gjithashtu në Institutin Shtetëror të Virologjisë.

Ai ishte shpërblyer me një medalje për kontributin e tij në krijimin e vaksinës Sputnik V. Një 29-vjeçar, Alexei Zmanovsky (foto më poshtë), tashmë është arrestuar, i cili dyshohet se vrau virologun kur hyri në shtëpinë e tij pas një përleshjeje me njeri - tjetrin për para.

Image

Sipas Daily Mail, i riu ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje. Mediat ruse raportojnë se ai ka qenë  dënuar më parë me 10 vjet burg me akuzën e përdhunimit. 

Sputnik-V ishte vaksina ruse për COVID-19, e cila u përdor gjerësisht, përtej Rusisë, në vendet mike dhe aleate, përfshirë Turqinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco