VIDEO/ Përplasja e trenave në Greqi: Vazhdon nxjerrja e të plagosurve nga vagonët bashkë me të vdekurit

VIDEO/ Përplasja e trenave në Greqi: Vazhdon nxjerrja e të plagosurve nga vagonët bashkë me të vdekurit

07:16, 01/03/2023
A+ Aa A-

Greqi - Ekipet e shpëtimit që punuan gjatë gjithë natës për të gjetur të mbijetuarit përshkruan skena tragjike teksa po përpiqeshin të gjenin të mbijetuarit e mbetur nën vagonët e trenit pas përplasjes. Në tren ndodheshin rreth 350 pasagjerë/

"Ne po nxjerrim njerëz të gjallë, të plagosur... ka të vdekur," tha një punonjës vullnetar i shpëtimit për TV shtetëror. “Po jetojmë një tragjedi”.

"Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në tërë jetën time," i tha agjencisë së lajmeve AFP një tjetër punonjës shpëtimi, i rraskapitur që doli nga rrënojat.

"Është tragjike. Pesë orë më vonë, ne ende gjejmë trupa."

Dyzet autoambulanca në vendngjarje

Shumë nga pasagjerët u plagosën. Shërbimi zjarrfikës raporton se rreth 40 autoambulanca kanë qenë në vendngjarje, me ndihmës mjekësorë që po kujdesen për të lënduarit./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco