Censurë me ligj: Ndalohen disa gazetarë në Turqi, kritikuan reagimin e qeverisë pas tërmetit

Censurë me ligj: Ndalohen disa gazetarë në Turqi, kritikuan reagimin e qeverisë pas tërmetit

09:39, 25/02/2023
A+ Aa A-

Gazetari i pavarur Mir Ali Koçer ishte 200 milje larg nga epiqendra kur Turqia u godit nga një tërmet vdekjeprurës më 6 shkurt. Ai rrëmbeu kamerën dhe mikrofonin dhe nxitoi me makinë në rajonin e prekur për të intervistuar të mbijetuarit.

Ai publikoi histori të të mbijetuarve dhe ë shpëtuesve në Tëitter, por tani është nën hetim me dyshimin për përhapjen e "lajmeve të rreme" dhe mund të përballet me deri tri vjet burg, njofton BBC.

Ai është një nga të paktën katër gazetarët që po hetohen për raportim ose koment për tërmetin. Grupet e lirisë së shtypit thonë se dhjetëra të tjerë janë arrestuar, kritikuar ose penguar që të raportojnë.

Të paktën 50,000 njerëz u vranë kur tërmetet goditën Turqinë dhe Sirinë. Autoritetet turke nuk kanë komentuar mbi ndalimet.

'Nuk mund t'i mbaja lotët'

Natën e tërmetit, z. Koçer - i cili është kurd dhe kontribuon në faqet e lajmeve proopozitës si “Bianet” dhe “Duvar” - po pinte duhan në ballkonin e tij në qytetin juglindor Dijarbakir, kur dy qentë e tij papritmas filluan të lehin.

Më vonë ai kujtoi se si kishin lehur ashtu në vitin 2020, disa sekonda përpara se një tërmet më i vogël të godiste Turqinë lindore.

"Ndjeva se po dridhesha. Ndjeja se si po dridhej shtëpia, ndjeva se po dridhej televizori", thotë z. Koçer. Ai u fsheh nën një tavolinë bashkë me qentë dhe më pas doli jashtë.

Z. Koçer u largua nga Diyarbakiri dhe u nis me makinë për në qytetin e Gaziantepit. Ai u trondit nga skenat e shkatërrimit dhe viktimat që i duruan temperaturat e ulta në qytete afër epiqendrës së tërmetit.

Të paktën 3,000 nga viktimat e tërmetit vdiqën në Gaziantep.

“Kur mbaja mikrofonin, pas kamerës apo para kamerës, nuk i mbaja dot më lotët”, kujton z. Koçer.

'Provokatorë'

Image

Z. Koçer u prek nga fluksi i vullnetarëve dhe i ekipeve të shpëtimit që vinin nga Turqia perëndimore dhe ai i tregoi historitë e tyre në Tëitter. Disa nga të mbijetuarit i thanë atij se nuk morën asnjë ndihmë për ditë të tëra. Ankesa të ngjashme u cituan nëpër media pro opozitës.

Duke vizituar zonat e prekura nga tërmeti, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u tha njerëzve se do të rindërtonte qytetet e tyre. Por ai paralajmëroi gjithashtu se ata që përhapin "lajme të rreme" dhe "shkaktojnë kaos social" do të ndiqen penalisht, duke i quajtur ata "provokatorë".

Z. Koçer thotë se ndërsa raportonte nga rajoni i goditur nga tërmeti, policia e Dijarbakirit la një shënim në banesën e tij, duke e udhëzuar që të vinte në komisariat dhe të jepte një deklaratë.

Në komisariat, atij iu tha se po hetohej sipas një ligji për dezinformimin, futur së fundmi. Ai tha se policia e mori në pyetje për raportimin e tij nga epiqendra e tërmetit dhe e akuzoi për përhapje të informacionit të rremë.

Ligji i ri i Turqisë u miratua në tetor. Ai e kriminalizoi përhapjen publike të dezinformatave dhe i dha shtetit kompetenca shumë më të gjera për të kontrolluar faqet e lajmeve dhe mediat sociale.

Komisioni i Venecias, një mbikëqyrës ligjor i Këshillit të Evropës, tha se ligji do të ndërhynte në lirinë e shprehjes. Partitë opozitare e quajnë atë një "ligj censurë".

"Ata nuk i pëlqejnë kritikat"

Z. Koçer këmbëngul se ishte i përpiktë në punën e tij dhe intervistoi të gjitha palët, nga të mbijetuarit tek policia, xhandarmëria dhe punonjësit e shpëtimit. “Nuk kam publikuar informacione pa hulumtime dhe analiza të plota”, thotë ai.

Reporterët pa Kufij (RSF) e quajtën hetimin kundër z. Koçer "absurd" dhe u kërkoi autoriteteve ta heqin atë.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), një grup avokues, të paktën tre gazetarë të tjerë po përballen me akuza penale.

Merdan Yanardağ dhe Enver Aysever janë komentatorë të shquar politikë me bazë në Stamboll me ndjekës të shumtë në mediat sociale. Të dy kanë kritikuar përpjekjet e qeverisë për shpëtimin.

Ata janë të dy nën hetim së bashku me Mehmet Güleş, i cili, ashtu si z. Koçer, është i vendosur në Dijarbakir. Ai u arrestua me dyshimin për "nxitje të urrejtjes" për intervistimin e një vullnetari që kritikonte përpjekjet e qeverisë për shpëtim dhe më vonë u lirua, sipas RSF./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco