Hipokrizia me ‘planin e paqes’/ Rusia do marrë dronë ushtarakë nga Kina

Hipokrizia me ‘planin e paqes’/ Rusia do marrë dronë ushtarakë nga Kina

20:12, 24/02/2023
A+ Aa A-

Rusia është në bisedime me prodhuesit kinezë për të blerë prej tyre 100 dronë ushtarakë, të cilët pritet të dërgohen deri në prill. Kështu raportojnë mediat gjermane.

Lajmi vjen në kohën kur Pekini paraqiti një plan paqeje me 12 pika, i cili synon t’i japë fund luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë. Në këtë plan përfshihet edhe një armëpushim urgjent dhe nisja e bisedimeve për paqen.

Por propozimi është pritur me skepticizëm nga Kievi dhe aleatët e tij në Perëndim.

Gjatë ditëve të fundit, SHBA, Gjermania, por edhe vende të tjera perëndimore kanë paralajmëruar Kinën që të mos i shesë armë Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës. Perëndimi ka bërë me dije se një lëvizje e tillë do të ketë pasoja shumë të rënda.

Rusia mendohet se ka blerë armë nga Irani dhe Koreja e Veriut deri më tani.

Por një raport nga revista gjermane, Spiegel, bën me dije se Rusia do blejë 100 dronë kinezë nga kompania Xian Bingo. Këto dronë të modelit ZT-180, mund të mbajë predha me një peshë 35-50 kg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco