Djemtë e mitur po përdoren si skllevër seksi në kampet e ISIS, rrëfimet: Shkuam me 10 gra

Djemtë e mitur po përdoren si skllevër seksi në kampet e ISIS, rrëfimet: Shkuam me 10 gra

17:08, 24/02/2023
A+ Aa A-

Adoleshentë të moshës 13 apo 14 vjeç kanë pohuar se janë detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale me gratë e luftëtarëve të ISIS në kampet e al-Hol dhe al-Roj në Siri.

Dy të mitur janë shprehur për Daily Beast se janë detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale me synim rritjen e popullsisë së Kalifatit me të paktën 10 gra. “Ne jemi të detyruar të kryejmë marrëdhënie me gratë në kamp për të rritur popullsinë”, kanë thënë Ahmet, 13 vjeç dhe Hamid, 14 vjeç për zyrtarë të Forcave Siriane, të cilët më pas e kanë rrëfyer këtë për “Daily Beast”. Ata kanë rrëfyer se ka një numër të lartë të grave shtatzënë në kamp edhe pse burrat e tyre mbahet në kampe të veçanta si të burgosur. Stafi i qendrës i tha Daily Beast se një nga djemtë tha se ishte i detyruar të bënte seks me tetë gra të ISIS-it në vetëm disa ditë.

Askush nuk e di numrin e saktë të shtatzënive në kampe, por inteligjenca e SDF-së që monitoron kampet thotë se ka shumë. Disa shtatzëni mund të kenë qenë rezultat i marrëdhënieve me rojet, pavarësisht masave mbrojtëse për t'u siguruar që kjo të mos ndodhë, por zyrtarët thonë se djemtë po shfrytëzohen qartë nga gratë e ISIS.

Ahmet dhe Hamid, së bashku me tetë djem të tjerë të rinj, janë nxjerrë tashmë nga kampi i al-Hol dhe janë dërguar në një qendër rehabilitimi në qytetin e Qamashli, në verilindje të Sirisë. Një roje i kampit tregoi se forcat siriane i gjetën adoleshentët të fshehur nga gratë e kampit në tunele të nëndheshme.

Këto kampe janë përdorur fillimisht për të strehuar familjet e luftëtarëve të ISIS në fund të vitit 2018, ndërsa forcat kurde të mbështetura nga Amerika rimorën territorin në lindje të Sirisë. Në mars të vitit 2019, ata rimorën kontrollin e fshatrave të fundit të pushtuar nga ISIS duke i dhënë fund “Kalifatit” që grupi shpalli në sipërfaqe të mëdha në Irak dhe në Siri në vitin 2014.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco