'Balona spiune kineze'/ SHBA publikon selfie-n e një piloti që fluturonte sipër saj

'Balona spiune kineze'/ SHBA publikon selfie-n e një piloti që fluturonte sipër saj

10:40, 23/02/2023
A+ Aa A-

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka publikuar një foto të shkrepur nga një pilot, ndërsa fluturonte sipër balonës kineze që u rrëzua me herët gjatë këtij muaji.

Fotoja “selfie” është shkrepur nga kabina e pilotit të një aeroplani U-2, ndërsa zyrtarët ushtarakë monitoronin itinerarin e balonës mbi Amerikën kontinentale.

Pekini ndërkohë vijon të mos heqë dorë nga qëndrimi i mbajtur që në fillim se bëhet fjalë për një balonë moti që kishte dalë gabimisht nga kursi që duhej të ndiqte. Megjithatë, sipas Uashingtonit, balona ishte pjesë e një programi kinez për mbledhje informacioni.

Ndërsa balona fluturonte mbi territorin amerikan, të paktën dy aeroplanë u dërguan pranë saj për të mbledhur informacion rreth trajektores dhe pjesëve përbërëse të saj.

Një zyrtar i lartë i departamentit të shtetit deklaroi më herët, gjatë këtij muaji, se gjatë këtyre fluturimeve ata vunë re se balona kishte mundësinë që të kapte sinjale të inteligjencës.

Balona u pikas për herë të parë nga zyrtarët amerikanë kur kaloi në hapësirën ajrore të Alaskës, më 28 janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco