Sirianët kthehen në ‘ferr’, pas tërmetit braktisin Turqinë për të dashurit e tyre

Sirianët kthehen në ‘ferr’, pas tërmetit braktisin Turqinë për të dashurit e tyre

18:57, 16/02/2023
A+ Aa A-

Kjo është një nga kalimet kufitare që regjimi sirian ra dakord të hapë në mënyrë që ndihmat të hyjnë në Siri dhe të arrijnë tek zonat e prekura nga tërmeti i javës së kaluar.

Siç mund të shihni, kamionët nuk janë të vetmit që kalojnë, pasi ka me dhjetëra familje siriane që presin një shans për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

Disa thonë se kanë qëndruar këtu në Turqi prej vitesh, por edhe këtu shtëpitë iu prishën nga tragjedia.

Shumë të tjerë deklarojnë se prioriteti i tyre në këto momente është të kthehen në atdhe tek të dashurit e tyre, që mund të kenë mbetur të lënduar, apo të humbur në këtë katastrofë dhe të shohin nëse diçka nga jeta e tyre e mëparshme ka mbetur.

‘Po shkoj në Siri pasi familjarët e mi kanë mbetur të lënduar’, thotë Jamal, shtetas sirian.

Xhamal është 56 vjeç nga Idlibi.

‘Idlibi është i bukur, por atje ka luftë’, shprehet Xhamal.

Si shumë njerëz të tjerë këtu, Xhamal braktisi Sirinë për një jetë më të mirë në Turqi shumë vite më parë.

Por tërmeti i javës së kaluar shkatërroi atë çfarë këta njerëz kishin arritur të ndërtonin dhe po u ofron atyre një zgjedhje mes qëndrimit në një zonë të shkatërruar, apo të kthehen në zonat e luftës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco