Protestuesit në Liban i vendosin flakën bankave

Protestuesit në Liban i vendosin flakën bankave

13:50, 16/02/2023
A+ Aa A-

Disa dhjetëra protestues libanezë u vunë zjarrin bankave në një lagje të Bejrutit sot dhe bllokuan rrugët për të protestuar kundër kufizimeve jozyrtare në tërheqjen e parave dhe situatës ekonomike të përkeqësuar me shpejtësi të vendit.

Protestuesit synuan të paktën gjashtë degë bankash pasi monedha libaneze shënoi rënie rekord kundrejt dollarit. Që nga viti 2019, bankat e vendit kanë vendosur kufizime për tërheqjen në dollarë amerikanë dhe monedhën libaneze, megjithëse këto nuk janë zyrtarizuar në ligj, duke i bërë depozituesit të kërkojnë akses në paratë e tyre përmes apelimeve ose me force.

Që nga ai vit, kur sektori financiar i vendit ka shënuar rënie, dhe monedha libaneze ka humbur më shumë se 98% të vlerës së tij. Kursi i këmbimit sot ishte rreth 80 mijë paund për një dollar, ndërsa dy ditë më parë arriti në 70 mijë paund për një dollarë.

Kjo rënie e re e monedhës së Libanit nënkupton një rritje të çmimeve të benzinës. Tashmë më shumë se 80% e popullsisë së vendit jeton nën kufirin e varfërisë. Nga viti 2021, autoritetet libaneze kanë hequr subvencionet e qeverisë për karburantet dhe produktet bazë si mielli dhe ilaçet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco