Nuk pati alarm për cunam, por qyteti turk qëndroi 3 ditë i përmbytur

Nuk pati alarm për cunam, por qyteti turk qëndroi 3 ditë i përmbytur

11:46, 10/02/2023
A+ Aa A-

Qyteti i Iskenderun ishte një nga më të goditurit nga tërmetet e fuqishme të së hënës, i pari 7,8 rihter dhe tjetri më i fuqishëm 7,5 rihter.

Veç shkatërrimeve masive të ndërtesave dhe kushteve ekstreme të motit, banorët e zonave bregdetare në këtë qytet u përballën edhe me përmbytje të mëdha, pavarësisht se autoritetet theksuan se nuk kishte asnjë rrezik për cunam.

Menjëherë pas tërmetit, rrugët, sheshet dhe godinat bregdetare u përmbytën. Të gjithë banorët e zonës u evakuuan. Autoritetet lokale u bënë thirrje banorëve që të mos shkojnë në banesat e përmbytura.

Image

Por pse ndodhi përmbytja?

Drejtori i Departamentit të Inxhinierisë Civile në Turqi, Prof. Dr. Ahmet Cevdet Yalçıner, ka sqaruar fenomenin. Ai thotë se ngjarja nuk ka ndodhur si pasojë e rritjes së nivelit të detit.

‘Përmbytja ka ndodhur pasi zona ka qenë nën nivelin e detit dhe ishte mbushur dhe ishte ndërtuar në të. Për shkak të tërmetit, ajo zonë ka pësuar ulje, duke shkuar në një nivel me detin. Po ashtu, ka ndikuar edhe batica. Uji nuk është kthyer menjëherë pas sepse ka ndikuar kalata e cila e ka penguar atë. Gjithashtu, kanalet kulluese në atë zonë janë bllokuar si pasojë e shembjes së ndërtesave’.

Katër ditë pas tërmeteve të fuqishme, të enjten, uji nisi të tërhiqet.

Ajo zonë bregdetare ka qenë një temë e nxehtë diskutimi edhe përpara tërmeteve. Kryetari i Bashkisë, Lütfü Savaş, ka kundërshtuar ndërtimet në atë zonë, por kjo nuk u mor parasysh dhe sipërfaqja shkoi në 500 mijë metra katrorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco