Zhgënjim për dërgimin e ngadaltë të ndihmave për Sirinë

Zhgënjim për dërgimin e ngadaltë të ndihmave për Sirinë

10:37, 10/02/2023
A+ Aa A-

Temperaturat ranë nën zero për natën e katërt. Në qytetin turk të Gaziantepit, pranë epiqendrës së tërmetit, mijëra familje u përpoqën sërish të flinin në makina dhe çadra të improvizuara.

Xhamitë dhe shkollat janë hapur për të strehuar njerëzit, por shtretërit janë të paktë, me shumë prindër që ecin sërish rrugëve për t’u mbajtur ngrohtë, me fëmijët e mbështjellë me batanije.

Banorët në qytetin sirian të Alepos thonë se kanë nevojë të dëshpëruar për ngrohje dhe më shumë furnizime, me të ftohtin që kërcënon për të tjera vdekje mes dhjetëra mijërave tani të pastrehë.

Kamionët e parë të ndihmës së Kombeve të Bashkuara kaluan nga Turqia për në veriperëndimin e Sirisë të mbajtur nga rebelët të enjten; por grupi i shpëtimit të Helmetave të Bardha u shpreh i zhgënjyer.

Ai tha se kjo ishte ndihma periodike që para tërmetit dhe jo ndihma speciale dhe pajisjet që nevojiteshin dëshpërimisht për ekipet e shpëtimit për të rikuperuar të bllokuarit nën rrënoja.

Image

Një fëmijë në spital në provincën Aleppo, Siri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco