Përqafimi i kryeministres finlandeze me Zeleskin bëhet virale

Përqafimi i kryeministres finlandeze me Zeleskin bëhet virale

09:38, 10/02/2023
A+ Aa A-

Volodymyr Zelensky u prit ngrohtësisht  nga liderët evropianë në  Samitin joformal  që filloi dje me temën e ekonomisë së BE-së, imigracionit dhe pushtimit rus të Ukrainës. 

Presidenti ukrainas u shfaq në Bruksel të enjten dhe shumë liderë nxituan të shkëmbejnë disa fjalë me të. 

Sana Marin përqafoi presidentin  ukrainas dhe foli me të përpara se të fillonte seanca ndërsa pas takimit nuk ka ngurruar të bëjë një selfie me Zelenskyn, të cilën e ka postuar në historinë e saj në Instagram. 

“Faleminderit President Zelensky për diskutimin e rëndësishëm në Bruksel. Ne jemi Evropa”  , ka shkruar kryeministrja e Finlandës në postimin e saj.

Image

Në përgjithësi, atmosfera në Samit ishte jashtëzakonisht miqësore dhe mbështetëse ndaj liderit ukrainas, me përjashtim të Viktor Orban , i cili ishte i vetmi lider evropian që nuk e duartrokiti Zelensky me mbërritjen e tij në vendin ku u shfaq "fotoja familjare" e Samitit që u mbajt dje.

 

 

Sa i përket luftës në Ukrainë , samiti ra dakord të "forcojë" sanksionet kundër Rusisë dhe të ashpërsojë masat për të parandaluar shmangien e tyre, ndërsa shprehu mbështetjen për përpjekjet për "të mbajtur në llogari" të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e luftës. 

Për më tepër, Këshilli Evropian "përsërit se e ardhmja e Ukrainës është brenda Bashkimit Evropian".

Theksohet se BE-ja miratoi disbursimin e një kësti të shtatë prej 500 milionë eurosh për ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, si dhe trajnimin e 30,000 ushtarëve ukrainas brenda vitit 2023.

 

 

BE-ja dhe vendet e saj anëtare kanë ofruar gati 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Kievin që nga shpërthimi i luftës në shkurt 2022, përmbledh teksti, ndërsa përsërit një zotim për të mbështetur "stabilitetin makroekonomik" të Kievit dhe rindërtimin e projektit të pasluftës. 

Për këtë të fundit, vihet re se po vijojnë procedurat për përdorimin e burimeve ruse të angazhuara në juridiksionin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco