Tërmeti i  fuqishëm/ Këshilltari i Presidentit turk falënderon kryeministrin grek për ndihmën

Tërmeti i fuqishëm/ Këshilltari i Presidentit turk falënderon kryeministrin grek për ndihmën

09:24, 10/02/2023
A+ Aa A-

Këshilltari i presidentit të Turqisë, Ibrahim Kalin , përmes një postimi në Twitter ka falënderuar Greqinë dhe personalisht kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis  për mbështetjen që Greqia po i jep Turqisë pas tërmeteve vdekjeprurëse.

Duke iu përgjigjur mesazhit në Twitter të Kyriakos Mitsotakis , me rastin e tërmeteve shkatërruese, ku kryeministri grek shprehu – duke përdorur gjuhën turke – dhimbjen por edhe mbështetjen nga ana e Greqisë, Ibrahim Kalin shkroi: 

“Z. Kryeministër. Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj. ”

Image

Në postimin e tij në turqisht, Kyriakos Mitsotakis shkruan:

 “Imazhet që na mbushin me dhimbje pasohen nga imazhe që na mbushin me shpresë. Vetëm respekt për përpjekjet mbinjerëzore të ekipeve të shpëtimit. Grekët dhe turqit krah për krah , duke luftuar së bashku për të shpëtuar jetë. I falënderojmë për atë që bëjnë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco