Bota në një javë, nëpërmjet fotografive

Bota në një javë, nëpërmjet fotografive

13:42, 30/01/2023
A+ Aa A-

Fotografi të përzgjedhura nga disa prej ngjarjeve që shënuan javën që lamë pas.

Image

Varret e luftëtarëve të grupit mercenar rus, Wagner, në një varrezë pranë fshatit Bakinskaya në rajonin Krasnodar të Rusisë, një nga rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. 

Image
Një i ri afgan duke ecur me kalin e tij përgjatë liqenit Qargha në periferi të Kabulit, më 26 janar.

Image
Nikolai Romanov, një ish-murg i njohur si At Sergiy derisa u shkishërua nga Kisha Ortodokse Ruse, i pagëzon të pranishmit në sallë nga brenda kabinës prej xhami gjatë gjyqit të tij në Moskë. Murgut, i cili mohoi ekzistimin e koronavirusit dhe sfidoi Kremlinin, iu shqiptua një dënim i ri me burgim më 27 janar nën akuzën e nxitjes së urrejtjes.

Image
Një çift i moshuar duke ecur përgjatë një varri masiv me viktimat e rrethimit nazist të Leningradit në Varrezat Përkujtimore Piskarevskoe në Shën Petersburg, duke shënuar 79-vjetorin e çlirimit të Leningradit, emri i qytetit gjatë epokës sovjetike. Deri në 700.000 civilë besohet se kanë vdekur nga uria, të ftohtit, bombardimet nga toka dhe ajri gjatë rrethimit, i cili zgjati rreth 900 ditë.

Image
Një pamje e një kishe përmes xhamit të thyer në Bahmut, rajoni i Donjeckut të Ukrainës.

Image
Njerëzit të mbledhur në një stacion metroje që përdoret si strehë nga bombat gjatë sulmeve ajrore ruse në Kiev, më 26 janar.

Image
Një djalë afgan duke pozuar për një fotografi jashtë një parku argëtimi të mbuluar me borë në Kabul.

Image

Një burrë ukrainas duke qarë pasi gruaja e tij u vra kur një raketë ruse ra mbi shtëpinë e tyre në Zaporizhja natën mes 25 e 26 janarit.

Image
Dyqan iranian në një treg në lagjen Tajrish të Teheranit.

Image
Banorët vendas duke marrë ndihma humanitare në qytetin e goditur të Bahmutit, në rajonin Donjeck të Ukrainës.

Image
Pjesëmarrësit gjatë garës në Kampionatin e Mundjes Greko-Romake të Kirgistanit në Bishkek.

Image
Punëtorët duke u ngrohur pranë një zjarri ndërsa presin për punë në një mëngjes të ftohtë në tregun e drithit me shumicë në Karaçi, Pakistan.

Image
Drejtori artistik i festivalit të filmit Berlinale gjatë konferencës për shtyp të Festivalit të 73-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, mbante karficën e sivjetme të Berlinales me ngjyrat kombëtare të Ukrainës. 
Image
Gra të veshura me burka kalojnë pranë një gruaje të sëmurë në rrugë në distriktin Fayzabad të provincës Badakhshan.

Image
Mbështetësit e partisë së Ligës Muslimane të Pakistanit, Markazi, duke djegur një flamur suedez gjatë një demonstrate kundër djegies së Kuranit nga një aktivist suedezo-danez anti-islam, në Peshavar më 24 janar.
Image
Tre djem duke ndjekur mësim online në një klasë të improvizuar që ata ndërtuan në të vetmen kodër që kap valët e internetit me celular në fshatin Hontarivka, rajoni i Harkivit, Ukrainë.

Image
Oleg Navalny, vëllai i figurës së burgosur të opozitës ruse, Aleksei Navalny, pozon brenda një kopje të qelisë së Navalnyt të ndërtuar nga mbështetësit dhe aktivistët përballë Ambasadës Ruse në Berlin.
Image

Fëmijët pranë një krateri që u krijua nga një sulm me raketa ruse në qytetin Hlevakha, jashtë Kievit, më 26 janar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi për REL)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco