Një tjetër goditje vdekjeprurëse kundër rusëve, ukrainasit flasin për 500 viktima në Kherson

Një tjetër goditje vdekjeprurëse kundër rusëve, ukrainasit flasin për 500 viktima në Kherson

08:05, 04/01/2023
A+ Aa A-

Shtabi i Përgjithshëm ukrainas njoftoi të martën se forcat e tij kishin vrarë dhe plagosur rreth 500 ushtarë rusë në një sulm artilerie në rajonin Kherson të Ukrainës jugore.

"Viktimat e armikut janë 500 të vrarë dhe të plagosur ," raportoi stafi në Kiev në lidhje me sulmin në fshatin Chulakivka , gjithashtu në natën e Vitit të Ri. 

Objektivi ishte, sipas Kievit, personeli ushtarak dhe pajisjet.

Këta numra është e pamundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Të dyja palët ndërluftuese shpesh shpallin se po u shkaktojnë humbje të mëdha kundërshtarëve të tyre në luftë, tashmë në muajin e saj të njëmbëdhjetë.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, njësitë ruse u goditën gjithashtu në fshatin Fedorivka më 1 janar, por numri i viktimave nuk është ende i qartë.

Dy fshatrat ndodhen në pjesën juglindore të lumit Dnieper, në zonat e Khersonit nën pushtimin rus .

Më herët dje, Ministria ruse e Mbrojtjes  raportoi se në sulmin e Vitit të Ri në Makiivka , duke përmendur 89 të vdekur dhe duke fajësuar përdorimin e telefonave celularë nga ushtarët që ishin strehuar në një ndërtesë "brenda rrezes së armëve të armikut" edhe pse ishte " e ndaluar”.

Ukraina dha një numër shumë më të rëndë, duke folur për 400 të vdekur dhe 300 të plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco