Rusia sulmoi natën e Vitit të Ri/ Zelensky: Në Moskë mbizotëron frika, terroristët e Putin janë patetikë

Rusia sulmoi natën e Vitit të Ri/ Zelensky: Në Moskë mbizotëron frika, terroristët e Putin janë patetikë

16:51, 02/01/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur se ushtria ruse me të drejtë ka një frikë të mundshme, pasi sipas tij do ta humbasë luftën në Ukrainë.

Komentet Zelensky i bëri teksa ka dënuar valën e sulmeve ruse me dronë, që shënjestruan qytetet ukrainase në natën e Vitit të Ri.

Ai shtoi se ushtria ruse është shfaqur si terroriste dhe kjo gjë sipas tij ka rritur ndjenjën e bashkimit te ukrainasit.

“Terroristët rusë janë shfaqur tashmë si patetikë, dhe si të tillë e kanë nisur Vitin e Ri… Ndjenja jonë e bashkimit, autenticiteti ynë, vetë jeta, e gjithë kjo bie në kontrast me frikën që mbizotëron në Rusi”, tha Zelensky.

Kujtojmë se ushtria ruse nisi një valë të re sulmesh me dronë kamikazë drejt qyteteve të Ukrainës gjatë natës së Vitit të Ri, por sipas presidentit ukrainas, kjo e fundit nuk do të arrijë larg.

“Edhe me dronë dhe raketa, ushtria ruse nuk do të arrijë larg. Sepse ne qëndrojmë së bashku. Pala ruse, nga ana tjetër, mbahet e bashkuar vetëm nga frika”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco