VIDEO/ Për këtë aksident po flet bota: A shpërtheu akuariumi nga i ftohti?

19:29, 16/12/2022
A+ Aa A-

BILD

Një mega-aksident në Berlin të Gjermanisë! Fillimisht një kërcitje e fortë, më pas një shpërthim dhe një milion litra ujë, duke përfshirë peshq, rrjedhin nga akuariumi 16 metra i lartë në lobin e një hoteli drejt rrugës. Si mund të ndodhte një gjë e tillë?

“Sigurisht, hetimi për shkakun nuk ka përfunduar ende, por shenjat e para flasin për një lodhje të materialit,” tha Senatorja e Brendshme e Berlinit, Iris Spranger.

Tani ka nisur regjistrimi i dëmeve dhe marrja e masave të nevojshme të sigurisë. Ndërtesat dhe rrugët e trafikut po kontrollohen imtësisht.

Florian Schuran, nga kompania e akuariumeve ‘New Wave’ e konsideron lodhjen e materialit si shkakun e shpërthimit të akuariumit gjigant në Berlin. “Unë mendoj se akuariumi ka rreth 18 vite. Disa shtresa të tij janë ngjitur në të kaluarën dhe ato janë gjithmonë pika e dobët që mund të sillte dështimin si në këtë rast,” tha ai. Kompania e tij nuk e ndërtoi Aquadom-in e lartë 16 metra, që shpërtheu në një hotel në Berlin të premten.

Senatorja falënderoi policinë dhe zjarrfikëset për përpjekjet e tyre. Sipas saj, rreth 200 persona kanë qenë të angazhuar në aksion që nga mëngjesi. Ajo iu uroi të plagosurve një shërim të shpejtë. Sipas policisë, dy persona janë plagosur nga xhamat e thyer dhe janë dërguar në spital.

Në orët e para të pasdites, policia tha se nga të dhënat e deritanishme nuk ka pasur shenja se ky është një sulm.

Të premten herët në mëngjes, në një hotel në mes të Berlinit, shpërtheu akuariumi më i madh cilindrik në botë, me rreth 1 mijë metra kub ujë dhe 1500 lloje peshqish. Pjesë të hotelit u shkatërruan.

A erdhi shpërthimi nga i ftohti? Në mëngjes, temperatura e jashtme në Berlin ishte minus 9 gradë. Në dhjetor të vitit 2012, u thye xhami i trashë i një rezervuari peshkaqenësh në një qendër tregtare në Shangai. 16 persona u plagosën. Shkaku në atë kohë ishte një kombinim mes ndryshimit të beftë të temperaturave dhe materialit të dobët.

Sipas pronarit, trashësia e murit të cilindrit të jashtëm akrilik ishte 22 centimetra në fund dhe 18 centimetra në pjesën e sipërme. Temperatura e ujit ishte mes 26 dhe 27 gradë.

Akuariumi është në një sistem të mbyllur. Nuk është as jashtë, por brenda kompleksit të ndërtesave, që përbën hollin e hotelit. Ekspertët tani duhet të kontrollojnë nëse temperaturat kanë luajtur rol.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco