Ish-ylli i Bundesligës kapet me 115 kilogramë kokainë

Ish-ylli i Bundesligës kapet me 115 kilogramë kokainë

14:47, 03/12/2022
A+ Aa A-

Dikur ka luajtur në Bundesligë, tani do të përballet me burg!

Ish-profesionisti Dushan Petkovic (48 vjeç) u arrestua në Amsterdam pasi u kap me 115 kilogramë kokainë.

Prokuroria holandeze tha se Europol, në bashkëpunim me policinë serbe, ka mundur të shkatërrojë një rrjet të madh droge.

Sipas gazetës serbe Blic, janë arrestuar tetë persona, përfshirë Petkoviqin.

Anëtarët e tjerë të organizatës kriminale janë ende në kërkim.

Petkovic dhe kolegët e tij thuhet se kanë ndihmuar në organizimin e një transporti kokaine nga Amerika e Jugut në Roterdam.

115 kilogramët u dërguan në qytetin belg të Arlonit, ku u zbulua dhe nga  policia.

Sipas zyrës së prokurorit publik, kokaina e gjetur në Arlon do të çohej në Trier nga një transportues mallrash gjermane dhe më pas në Londër për t'u rishitur.

Petkovic është aktualisht drejtor sportiv në klubin serb OFK Beograd.

Ende nuk ka asnjë koment nga klubi.

Midis 2001 dhe 2003 Petkovic luajti për VfL Wolfsburg dhe 1. FC Nürnberg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco