Lufta/ Zelensky: Po krijojmë një sistem që do të ndalojë agresionin rus

Lufta/ Zelensky: Po krijojmë një sistem që do të ndalojë agresionin rus

12:01, 27/11/2022
A+ Aa A-

Presidenti Volodymyr Zelensky shprehet se Ukraina dhe partnerët e saj po krijojnë gradualisht një sistem që do të ndalojë agresionin e Rusisë.

Ai tha se ky sistem do të ndalojë agresorin, do të çmonetojë pasojat e tij dhe do të garantojë sigurinë afatgjatë, sigurinë e Ukrainës të gjithë Evropës dhe botës.

“Ukrainasit kaluan një gjenocid. Dhe sot ne po bëjmë gjithçka të mundshme dhe të pamundur për të ndaluar politikën e re gjenocidale të Rusisë.

Një e re, por e ngjashme me atë që vrau miliona njerëz në shekullin e 20-të. Dhe ne nuk luftojmë vetëm agresionin.

Hap pas hapi, ne po krijojmë një sistem që do të ndalojë agresionin, do të çmontojë pasojat e tij dhe do të garantojë sigurinë afatgjatë, sigurinë e Ukrainës, të gjithë Evropës dhe botës”, tha Zelensky.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco